Please enter at least 3 characters.

Totti është hajmalia, Roma merr tri pikë (Video)

2016/05/roma.jpg

Roma ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin e vështirë te Genoa, ku ka fituar me rezultat 2-3.

Mohamed Salah e hapi serinë e golave (6’), por Panagiotis Tachtsidis e barazoi rezultatin (13’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, skuadra vendase e përmbysi rezultatin me anë të Leonardo Pavolettit (65’).

Mirëpo, inkuadrimi në lojë i Francesco Tottit, i ndryshoi gjërat. Kapiteni shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë (77’).

Dhe në fund, Stephan El Shaarawy e realizoi golin e fitores (87’).

Kjo fitore e pozicionon Romën në vend të dytë në tabelë, me një pikë më shumë se Napoli që sonte (e hënë) kuan kundër Atalantas. /Telegrafi/