Please enter at least 3 characters.

Tottenhami nuk ia del ndaj Leeds, vazhdon të mbetet nën ethe për mbijetesë

Tottenham ka marrë vetëm një pikë në javën e 36-të të Ligës Premier, pasi barazoi 1-1 ndaj Leeds në një ndeshje të tensionuar, ku vendimet e VAR-it dhe një penallti në pjesën e dytë ishin vendimtare për epilogun.

“Spurs” kaluan në epërsi në minutën e 50-të, kur Mathys Tel shfrytëzoi një top të kthyer jashtë zone dhe me një goditje të saktë e dërgoi në cepin e sipërm të djathtë, duke mposhtur portierin Karl Darlow për 1-0.

Tottenhami pati edhe një rast të mirë për ta dyfishuar epërsinë, por Richarlison në minutën e 58-të nuk ishte i saktë, teksa goditja e tij përfundoi jashtë.

Leeds insistoi për penallti në disa momente, por në minutën e 70-të gjyqtari e ndërpreu ndeshjen për rishikim dhe pas VAR-it akordoi penallti në minutën 72-të.

Nga pika e bardhë, Dominic Calvert-Lewin ishte i saktë në minutën e 74’, duke e dërguar topin në anën e majtë të portës dhe duke barazuar rezultatin në 1-1, pavarësisht tentimit të portierit Antonin Kinsky.

Pas këtij barazimi, Tottenham mbetet me 38 pikë në vendin e 17-të, vetëm dy pikë mbi West Ham, që ndodhet në zonën e rënies. Me vetëm pak javë të mbetura, “Spurs” vazhdojnë të jenë nën presion të madh në garën për mbijetesë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore