Please enter at least 3 characters.

Tottenhami e mposht me dominim dhe ia shkakton humbjen e parë këtë sezon Chelseat

2018/11/Tottenham.jpg
277:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 24: Harry Kane of Tottenham Hotspur speaks to his team mates prior to the Premier League match between Tottenham Hotspur and Chelsea FC at Tottenham Hotspur Stadium on November 24, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Tottenham Hotspur e ka mposhtur thellë dhe me dominim Chelsean me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën Premier skuadrës së Maurizio Sarrit, Chelseat.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën t'i shënojnë edhe dy gola.

Dele Alli hapi serinë e golave (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë, ku Dele Alli shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen.

Për 2-0 u përkujdes kapiteni i skuadrës, Harry Kane, i cili shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 16-të.

Festa e Kanet pas golit të shënuar (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por kësaj radhe të dy skuadray arritën të shënojnë nga një gol.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 55-të të ndeshjes, ku korean-jugori Heung-Min Son shënoi një gol të bukur për 3-0 pas një aksioni individual.

Heung-Min Son shënoi një supergol (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

E gjitha çfarë Chelsea arriti të bëjë ishte ta shënonte golin e nderit në minuntën e 85-të me anë të Olivier Giroud dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Spurs me rezultat 3-1.

Giroud shënoi me kokë (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Spurs ngjiten në pozitën e tretë me 30 pikë, ndërsa Blutë bien në vendin e katërt me 28 sosh.

Në ndeshjen e radhës, Tottenhami udhëton te Arsenali, ndërsa Chelsea e pret Fulhamin. /Telegrafi/