Please enter at least 3 characters.

Tommy Lee ngre padi kundër djalit të tij, i cili e sulmoi fizikisht

2018/03/TommyLeePamela-1-e1520790503406.jpg
228:"BEVERLY HILLS - MARCH 28: Musician Tommy Lee (L) and actress Pamela Anderson leave the party at the 'Rodeo Walk of Style' Award on Rodeo Drive March 28, 2004 in Beverly Hills, California. (Photo by Carlo Allegri/Getty Images)
12:"Getty Images

Tommy Lee ka vendosur të ngrejë padi kundër djalit të tij, Brandon Lee, për të cilin ka pohuar se e ka sulmuar fizikisht.

Më 6 mars, ish-bateristi i "Motley Crue" kishte thënë se ishte sulmuar nga djali 21-vjeçar dhe e kishte humbur vetëdijen.

(Foto: Getty Images)

Rokeri kishte publikuar në Instagram fotografi, ku shfaqej me buzën e ënjtur, ndërsa kishte shkruar se ndihej i zhgënjyer nga veprimi i djalit, të cilin e ka nga lidhja me Pamela Anderson.

"Zemra më është thyer. Mund t'u japësh fëmijëve gjithçka që kanë dëshiruar gjatë gjithë jetës dhe ata mund të kthehen kundër jush. Bravo Brandon! Djalë i shkëlqyer!", kishte shkruar Lee.

(Foto: Instagram/Tommy Lee)

Në ndërkohë, Brandon ditë më parë ka bërë një sqarim rreth incidentit duke e fajësuar alkoolizmin dhe dehjen e babait të tij për gjithë atë që ka ndodhur.

Kurse tani, sipas TMZ, Tommy ka vendosur ta çojë tutje padinë për sulm fizik kundrejt djalit të tij, meqenëse nuk dëshiron që ta inkurajojë djalin e tij që të veprojë ngjashëm në të ardhmen.

(Foto: Getty Images)

"E inkurajon atë që e toleron", citohet të kenë qenë fjalët e Lee, i cili tashmë e ka paraqitur rastin në polici dhe ata kanë nisur hetimet. /Telegrafi/