Please enter at least 3 characters.

Tjetër arritje e madhe për Lionel Messin në La Liga - por mbetet mbrapa Cristiano Ronaldos

2020/06/GettyImages-1250123361.jpg
293:"BARCELONA, SPAIN - JUNE 16: Lionel Messi of Barcelona celebrates towards the empty stands after scoring his teams second goal from the penalty spot during the Liga match between FC Barcelona and CD Leganes at Camp Nou on June 16, 2020 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi arriti që të shënonte mbrëmë nga penalltia në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Leganes në kuadër të javës së 29-të në La Liga.

Ylli argjentinas e mori topin nga mesi i fushës dhe kur hyri në zonë, ai u ndalua nga lojtarët kundërshtarë, duke nxjerrë penallti.

Lojtari 32-vjeçar u tregua i saktë nga pika e bardhë, deri me këtë gol ka bërë një arritje të madhe.

Barcelona vs Leganes (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Marca raporton se Messi është bërë lojtari i dytë që shënon më së shumti penallti në histori të La Ligës.

Ajo ishte penalltia e 56-të që e realizon gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në karrierë, që e barazon atë me legjendën Hugo Sanchez.

Në përgjithësi, Messi është tani vetëm pesë penallti mbrapa liderit, Cristiano Ronaldo, që ka realizuar më shumë penallti në të gjitha garat. /Telegrafi/