Please enter at least 3 characters.

Tiranë, një person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në një poligon qitjeje

Një person dyshohet se është vetëqëlluar me armë zjarri në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një poligon qitjeje pranë tek stadiumi “Air Albania”, raporton euronews.al

Policia tha përmes një njoftimi për mediat se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B.H, 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.