Please enter at least 3 characters.

Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë, kjo është agjenda e takimeve për “Open Balkan”

2021/12/Screenshot_3-13.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke bërë përgatitjet për të pritur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në vigjilje të takimit të tyre në kuadër të iniciativës për “Open Balkan”.

Qyteti i Tiranës të hënën është parë i dekoruar me flamur të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.

Sipas agjendës të cilën e kanë bërë të ditur mediat në Shqipëri, thuhet se sonte në orën 19:00 kryeministri Edi Rama do të shtrojë një darkë zyrtare për Vuçiqin dhe Zaevin. Ndërkaq për nesër në orën 13:00 është paraparë një konferencë e përbashkët e të tre liderëve, ku pastaj do të kenë edhe një drekë zyrtare.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Më poshtë agjenda dy ditore e takimeve në kuadër të “Open Balkan”:DATA 20 DHJETOR18.30 – Mbërritja në Elbasan19.00 – Darka zyrtare e delegacionitTë pranishëm në këtë darkë zyrtare janëKryeministri Edi Rama,Presidenti i Serbisë Aleksandar VuçiqKryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran ZaevMinistrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina IbrahimajMinistrja e Bujqësisë, Frida KrifcaZëvendëskryeministër dhe Ministri i Agrokulturës së Serbisë, Branislav Nedimoviq,Zëvendëskryeministër dhe Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar KovacevskiMinistri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Trajan DimkovskiKryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko CadezKryetarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines MuçostepaKryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Maqedonisë së Veriut, Antoni PeshevKëshilltar i Lartë në Këshillin Atlantik, Jim O’BrienZëvendëskryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Alex SorosDATA 21 DHJETOR09.00 – Mbërritja e delegacioneve në Pallatin e Brigadave (mundësi foto)09.05 – Takimi i 3 drejtuesve (Në Pallatin e Brigadave)Kryeministri Edi Rama, president ii Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev09.30 – Seancë PlenareI pari që merr fjalën:Kryeministri Edi RamaPresidenti serb, Aleksandar Vuçi qKryeministri i Maqedonisë, Zoran ZaevKomisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér VárhelyiSekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir DjikiqDrejtor i Komunitetit të Transportit, Matej ZakonjshekKryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko CadezNë seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:Ines Muçostepa, Antoni Peshev,10.30 – Pushim10.45 – Diskutimi i liderëve mbi Axhendën e Ardhshme për Ballkanin e Hapur11.30 – Ceremonia e nënshkrimit1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).12.00 – Forumi Rajonal për Bujqësi dhe Bashkëpunim RajonalPaneli:Edi Rama, Prime Minister of the Republic of AlbaniaMinistria e Financave, Delina IbrahimajMinistrja e Bujqësisë, Frida KrifcaPresidenti serb, Aleksandar Vuçi qBranislav NedimoviqSiniša MaliKryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran ZaevDimitar KovacevskiTrajan DimkovskiInes MuçostepaNë seancë marrin pjesë edhe:Kryetarët e dhomave të tregtisë + 5 përfaqësues të agrobiznesit13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e tre liderëve të Iniciativës Ballkanike të Hapur14.00 – Dreka zyrtare16.00 – Nisja e delegacioneve./Telegrafi/