Please enter at least 3 characters.

Tiramisu me dredhëza: Deserti më i mirë freskues i cili përgatitet shpejt!

2018/05/Tiramisu-me-luleshtrydhe.jpg

Kombinimi krematoz i biskotave dhe pemëve askënd nuk do ta lërë indiferentPërbërësit:- 400 g dredhëza të prera, - 100 ml lëng portokalli apo molle, - 30 g sheqer pluhur, - 450 g biskota (gurabija të ëmbla), - 10 g djathë mascarpone, - 100 g krem.Përgatitja:

Përzieni në blender 150 g dredhëza, lëngun e portokallit dhe të mollëve dhe 2 lugë sheqer pluhur derisa të bëhet përbërja e lëmuar. Ndani dy lugë të asaj përbërjeje.

Biskotat vendosni në një pjatë të madhe dhe qitni pjesën e mbetur të përbërjes.

Djathin mascarpone dhe sheqerin e mbetur pluhur bashkoni në një tepsi të madhe.

Përzieni kremin e tundur. Vendosni një radhë biskota, një radhë krem nga mascarpone dhe një radhë dredhëza.

Në maje qitni pjesën e ndarë të përbërjes.

Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.