Tinguj elektronikë nga Berlini në zemër të Prishtinës – Dorian Paic dhe Aamiri sjellin atmosferën në “Edhe?” këtë të premte
Prishtina po bëhet gati për një natë të paharrueshme me ritmet më të mira të muzikës elektronike.
Këtë të premte, më 18 prill, lokali “Edhe?” do të jetë epiqendra e skenës underground, ku do të performojnë dy DJ të njohur nga Berlini – veterani Dorian Paic dhe artisti në rritje Aamiri, së bashku me talentët vendorë MiM dhe Dri.
Ngjarja nis nga ora 23:00 dhe pritet të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit, duke ofruar një eksperiencë unike muzikore për të gjithë adhuruesit e house dhe techno. Dorian Paic, i njohur për performancat e tij në klubet më prestigjioze të Evropës dhe për stilin e tij të rafinuar, do të sjellë në Prishtinë një atmosferë autentike berlineze.
Ndërsa Aamiri, DJ dhe producent me rrënjë shqiptare, është duke bërë emër në skenën ndërkombëtare, dhe kjo paraqitje në Prishtinë është një mundësi për publikun vendor ta përjetojë atë nga afër.
Biletat presale janë tashmë në shitje në platformën www.gowild.al me çmim simbolik prej 10€ për meshkuj dhe femra.
Ky event organizohet nga NXT LVL, Sound Vision dhe Win Music Freedom Kosova, në bashkëpunim me Pixel Pulse dhe me përkrahjen e Jägermeister, Birra Peja, Uji Aquavita dhe Telegrafi si sponsor medial.
Nëse je adhurues i muzikës elektronike dhe kërkon një natë me energji të lartë dhe vibe ndërkombëtar, “Edhe?” këtë të premte është vendi ku duhet të jesh.


