Please enter at least 3 characters.

TikTok ka zbuluar sozinë e Jennifer Aniston

2021/07/Jennifer-Anistons-Doppelganger-Goes-Viral-On-TikTok.jpg

Kemi mësuar kaq shumë në TikTok gjatë vitit të fundit, apo jo? Epo, tani TikTok ka bërë një zbulim tjetër mahnitës - sozinë e Jennifer Aniston.

E gjitha filloi gjatë fundjavës kur përdoruesja e TikTok, Lisa Tranel postoi një video të saj duke thënë fjalët e disa prej rreshtave të Aniston në një skenë nga seriali “Friends” dhe nuk u desh shumë që njerëzit ta vërshonin me komente sepse Tranel me të vërtetë duket shumë si Aniston.

Tranel shpesh merr komente në lidhje me ngjashmërinë e saj me yllin e “Friends”, aq shumësa në profilin e saj shkruan "Nuk jam Jennifer Aniston". Por është e sigurt të thuhet se kjo video e fundit ka hedhur këtë pretendim në pikëpyetje për shumë njerëz.

Me mbi 4.6 milionë shikime, videoja tregon Tranel duke interpretuar një skenë në të cilën personazhi Rachel flet me Monikën për heqjen dorë nga puna e saj.

Një koment në video shkruan, "Unë në fakt mendova se ishte Jennifer Aniston. Wow!!", ndërsa një tjetër thotë, "Dikush etiketoni Jennifer Aniston dhe bashkoni ato". /Telegrafi/