Please enter at least 3 characters.

Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

2023/09/Screenshot_10-24.jpg

Jamie Vardy shënoi golin e vetëm në ndeshjen ku Leicester luajti kundër Bristol City dhe festoi duke vrapuar drejt tifozëve kundërshtarë.

Tifozët e Bristolit kanë thirrur me fjalë përçmuese për gruan e Vardyt gjatë ndeshjes dhe ai u hakmor pasi shënoi gol.

Ai shënoi nga pika e bardhë dhe më pas vrapoi nëpër fushë për të festuar golin para tribunës me tifozët mysafirë.

Madje ai kërkoi nga bashkëlojtarët që të mos i afroheshin, vetëm për të shkuar para tyre dhe për të festuar.

Me këtë fitore, Leicester qëndron në krye të Championship me pikë të barabarta me Ipswich Town që është i dyti. /Telegrafi/