Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Barcelonës të shqetësuar nga deklarata e Griezmannit: Nuk di se si të dribloj

2019/07/GettyImages-1161987823.jpg
199:"BARCELONA, SPAIN - JULY 14: New Barcelona signing Antoine Griezmann poses for the media as he is unveiled at Camp Nou stadium on July 14, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Antoine Griezmann ka shqetësuar tifozët e Barcelonës me deklaratën e tij të fundit ku ka bërë të ditur se ai nuk di se si të dribloj.

Në një event të Pumas, ylli francez ka thënë se ai mund të ndikoj në një ndeshje në një mënyrë tjetër, por jo me driblime.

Griezmann u transferua te Blaugranasit nga Atletico Madridi në këtë verë për 120 milionë euro, por që deri më tani ka dështuar të tregojë vetën.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

"Unë nuk di se si të dribloj, më pëlqen të bëj një ose dy prekje, me ritmin ... Më pëlqen që topi të dalë në pozitë të mirë dhe të gjuaj në gol”, ka thënë francezi.

Fituesi i Kupës së Botës deri më tani ka shënuar katër gola në 15 paraqitje te kampioni i La Liga-së, por ende nuk ka arritur ta gjejë formën e mirë që e kishte te Los Cholchoneros.

Shumë tifozë ishin pesimist se Griezmann do të përshtatej me Luis Suarezin dhe Lionel Messin, por që tani këto gjëra duket se po vërtetohen. /Telegrafi/