Please enter at least 3 characters.

“Ti nuk ke zë”, kënga e re e Anisës shkakton përplasje në shtëpinë e Big Brother

2024/12/page-10.jpg

Kërkesa e plotësuar nga ‘Vëllai i Madh’ për Anisa Veselin shkaktoi përplasje në shtëpinë më të famshme në vend.

Kësisoj, pasi u ndëgjua kënga e saj më e re në shtëpi, artistja nisi një debat me Xheneta Fetahun.

Modelja e kritikoi për zë të keq ndërsa Anisa iu kundërpërgjigj se nuk ka vesh për muzikë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mua nuk më dukesh se ki zë”, u shpreh Xheneta.

Ajo më pas vazhdoi duke i thënë: “A më pyete edhe unë ta dhashë përgjigjen e sinqertë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Në diskutim u përfshinë edhe të tjerët, disa nga të cilët e pëlqyen këngën e re të Anisës.

Veseli më pas i tha Fetahut se as asaj nuk i duket për modele, meqë e ka profesion. /Telegrafi/