Please enter at least 3 characters.

Thuhet se u helmua në Britani, momenti kur ish-spiuni ishte arrestuar nga Shërbimi sekret i Putinit (Video)

2018/03/Screenshot_3-1.jpg

Ky është momenti kur një spiun rus që mendohet të ishte helmuar në Britani të Madhe u arrestua në Moskë “për ofrim të sekreteve Britanisë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sergei Skripal, 66 vjeç, mbetet i sëmurë rëndë në spital pasi dyshohet se ishte ekspozuar ndaj një substance të panjohur dhe u gjend pavetëdije në një stol në Salisbury, Wiltshire.

Atij iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar tetë vjet më parë pasi ai ishte një nga katër të burgosurit e përfshirë në një shkëmbim spiunësh midis SHBA-ve dhe Rusisë.

Dhe së fundmi janë shfaqur pamjet e vitit 2004, që tregojnë momentin që Skripal u arrestua nga organet e sigurisë në Rusi.

Pamjet thuhet se tregojnë spiunin duke u mbajtur me forcë nga stafi i sigurisë dhe pastaj i futur në një furgon.

Skripal u dënua me 13 vjet burg në vitin 2006 por u fal nga presidenti i atëhershëm rus Dmitri Medvedev në vitin 2010. /Telegrafi/