Please enter at least 3 characters.

Therje me thikë pranë një shkolle në Shkodër, lëndohen tre persona

Një konflikt mes disa nxënësve të shkollës së mesme ka përfunduar me tre të lënduar në Shkodër.

Incidenti ndodhi pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja në afërsi të tregut të Zadrales.

Të dëmtuarit, u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin kujdes mjekësor.

Burime spitalore bëjnë me dije se të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e konfliktit janë ende nën hetim.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin. /Telegrafi/