Thaçi uron Amerikën: Do të ruajmë marrëdhëniet tona speciale me SHBA-të
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 242 vjetorin e pavarësisë së tyre.
Sipas tij, 4 korriku është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale për qytetarët e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka rikonfirmuar zotimin e Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve speciale me SHBA-të.
Postimi i plotë i Thaçit:"Në Kosovë, festimi i 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, është gjithmonë një ngjarje e veçantë dhe emocionale. Kështu ka qenë, kështu është tani dhe kështu do të mbet për gjithmonë sepse liria jonë, vlerat tona, janë të mishëruara me ato të popullit amerikan.Modeli amerikan i ndërtuar mbi lirinë individuale, bashkëjetesën ndërmjet popujve dhe komuniteteve të ndryshme, ndarje të pushteteve dhe llogaridhënie, sundim i rendit dhe ligjit janë edhe vlera që ndërtojmë dhe promovojmë edhe ne në Kosovë.Mirënjohjen tonë e shprehim duke punuar për paqen, fqinjësinë e mirë si parakushte të domosdoshme për integrime euro-atlantike.Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës i uroj popullit amerikan Ditën e Pavarësisë dhe ri-konfirmoj zotimin tonë për ruajtjen e marrëdhënieve tona speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miqësinë tonë të përhershme dhe aleancën tonë në vlerat dhe parimet që na bashkojnë", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/


