Please enter at least 3 characters.

Thaçi në festën private të Lazim Destanit (Foto)

2016/06/Dita-Boterore-te-Lirise-se-Shtypit-Hashim-Thaci-me-perfaqesuesit-e-medieve-foto-Ridvan-Slivova-14-e1466596824789.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lazim Destani ka pasur një festë private në ambientet e kompanisë së tij 'Ecolog' në Tetovë ku ka ftuar personalitete dhe zyrtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Festa ka qenë e karakterit të mbyllur dhe janë ftuar vetëm mysafir të zgjedhur nga familja Destani. Arsyeja e festës ende nuk dihet. Për ''rrjedhjen'' e informacionit nga festa në ''Ecolog'' janë kujdesur këngëtarja Jehona Shaqiri, dhe ministri i Ekonomisë në Maqedoni Driton Kuçi të cilët kanë publikuar fotografi në lidhje me këtë festë.

Jehona Shaqiri ka shkruar ''Ekollog Private. Gjithashtu ishte dhe Kryetari(the President) i Kosoves mysafir.''

Ministri Kuçi ka publikuar një fotografi nga ambientet e ''Ecolog'' me presidentin Thaçi ku pas shihet Tetova. Kuçi ka vendosur që të sponsorizoj postimin e tij në Facebook ku ai shihet me presidentin Thaçi./Telegrafi/