Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Logoja e re do të përdoret për Medaljen Presidenciale Jubilare

2018/01/26827849_10156040379661670_321642514_o.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin e Këshilli Organizativ për ndryshimin e logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër.

“Më vjen mirë që Këshilli Organizativ u është përgjigjur pozitivisht shqetësimeve të ngritura në publik rreth ngjashmërisë së logos së dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës me një logo tjetër dhe ka vendosur që të ndryshojë atë. Logoja e re do të përdoret për të gjitha organizimet festive dhe për Medaljen Presidenciale Jubilare”, ka shkruar ai në Facebook.