Please enter at least 3 characters.

Thaçi dënon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

2017/07/Hashim-Thaci-20-shtator-foto-Ridvan-Slivova-3-1-e1477485096630-780x439.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme.

“Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë te papranueshme”, thuhet në një komunikatë dërguar nga Presidenca e Kosovës.

Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.