Please enter at least 3 characters.

Tetë intervenime të zjarrfikësve në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri

2016/01/mpb-shp-euml-rndau-24-kamion-euml-p-euml-r-nj-euml-sitet-e-zjarrfik-euml-sve_hd.jpg

Tetë zjarre u regjistruan në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri. Siç deklarohen për AIM-në nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, ekipet në detyrë kanë filluar intervenimet e tyre dje që nga ora 19:00 deri në orën 7 të mëngjesit.

Nga këto intervenime, nuk ka pasur të lënduar, vetëm ka shkaktim të dëmeve materiale.

"Zjarret të shkaktuara nga djegia e kontejnerëve ka pasur në "Partizanska" në Komunën e Karposhit, si dhe në rrugët "4 korriku" në Gjorçe Petrov, në "Vukovarska" në Çair dhe "Jani Llukrovski" në Autokomandë, në rrugën "Marko Oreshkoviq" në Kisella Vodë, ndërsa u regjistruan zjarre të shkaktuar nga oxhaqet dhe shtyllat elektrike në Gllumovë, Komuna e Sarajit", njoftojnë nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve.

Dëmi nga djegia e kontejnerëve është vlerësuar rreth 60.000 denarë./Telegrafi/