Please enter at least 3 characters.

Tetë imazhe nga pushimet luksoze të Bleros dhe Afronës në Singapor (Foto)

2017/10/katerrrrr.jpg

Çifti shumë i përfolur në media Blero dhe Afrona Dika këto ditë kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi.

Ata kanë vendosur që së bashku të shkojnë në vendin e largët në Singapor, për të kaluar disa ditë ndryshe.

Përmes rrjeteve sociale, dyshja kanë ndarë me fansat imazhe të ndryshme që tregojnë për çastet e ëmbla që janë duke kaluar së bashku atje.

Afrona ka qenë ajo e cila ka publikuar disa fotografi në të cilat shfaqet e veshur me bikini, duke vënë në pah linjat e saj.

Ndërkohë edhe Blero ka ndarë me fansat gjithashtu disa fotografi të çiftit, ku ka treguar luksin që po shijon me më të dashurën e tij.

Edhe pse ndodhet në pushime, në njërën nga imazhet, këngëtari ka treguar se nuk po i ndahet palestrës. /Telegrafi/