Please enter at least 3 characters.

Testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë vazhdon edhe sot, këto janë rrugët që lëvizja me automjete do bëhet vetëm në një kah

2022/04/4-41-1-e1650781975414.jpg

Qyteti i Prishtinës edhe sot do të jetë në testim për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi i qarkores njëkahëshe, si fazë testuese për ta “çliruar” kryeqytetin nga automjetet, ka nisur dje dhe do të përfundoj sot.

Ky testim, është duke u kryer me vendim të Komunës së Prishtinës.

“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve”, ka njoftuar komuna.

Trafiku në Prishtinë gjatë testimit të qarkores njëkahshe (23.04.2022)

Por pavarësisht “lehtësimit” dje në kryeqytet është vërejtur tollovi e madhe duke u krijuar kolona të gjata të automjeteve në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët dhe ekspertët e komunikacionit rrugor e cilësuan si projekt të ngutshëm dhe të dështuar.

Ata janë shprehur për Telegrafin se para se të nisej ky testim, është dashur të bëhej një analizë më e saktë.

Njoftimi i Komunës rreth fazës testuese për qarkoren njëkahëshe:Të shtunën më 23 prill dhe të dielën më 24 prill, do ta testojmë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.Do të funksionojnë, gjatë kësaj fundjave, krejtësisht si rrugë njëkahëshe:– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve./Telegrafi/