Please enter at least 3 characters.

“Termokos” dërgon fatura, por jo ngrohje

2016/01/f.0108111121425_m.jpg

Banorët e kryeqytetit, të cilët jetojnë nëpër banesa, ankohen për furnizim të dobët me ngrohje qendrore, ku ata i detyron të përdorin alternativa tjera ngrohëse.

Dardan Morina, banor i lagjes “Bregu i Diellit” në Prishtinë, thotë se asnjëherë nuk kanë qenë të kënaqur me furnizim me ngrohje nga ndërmarrja “Termokos”. “Ne asnjëherë nuk llogarisim në ngrohjen e ‘Termokosit’, duke e marrë parasysh se gjithmonë përballemi me probleme të tilla. Neve si qytetarë nuk na intereson se si e sigurojnë ata mazutin, apo kanë probleme të tjera, ata duhet t’i kryejnë obligimet ndaj nesh, derisa ne i kryejmë obligimet ndaj tyre”, ka thënë i ai.

Edhe Mevlude Dushi, banore e lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, thotë se ‘Termokos” nuk furnizon mirë me ngrohje, por në anën tjetër, sipas saj, çmimet e faturave janë shumë të shtrenjta. “Furnizimi me ngrohje nuk është i rregullt. Faturat na vijnë mjaft të shtrenjta, ndërsa ngrohje nuk ka të mjaftueshme. Lëshohet me reduktime, në mëngjes dhe në mbrëmje, e ne nuk jemi të kënaqur. Fatura këtë muaj më ka ardhur mjaft shtrenjtë, në krahasim me atë sa s’ka pasur ngrohje. Unë për këtë muaj kam paguar 50 euro për ngrohje, ndërsa edhe faturën e rrymës e kam paguar më shtrenjtë, pasi që na është dashur të ngrohemi me rrymë”, ka thënë ajo, shkruan Zëri.

Nga mjetet e ndara për vitin 2012, më 13 shkurt nga Qeveria në llogarinë e “Termokos”-it ishin bartur 2 milionë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e subvencionit për “Termokos”-in në shumën prej 1 milion euro, 500 mijë nga Ministria e Financave dhe 500 mijë të tjera nga Komuna e Prishtinës i janë dhënë “Termokos”-it në fund të muajit nëntor 2012, kur edhe ngrohtorja filloi sezonin ngrohës. /Telegrafi/