Please enter at least 3 characters.

Tërmkolli: Shqiptarët e kanë festuar Bozhiqin, dhe kjo tregon prejardhjen tonë krishtere

2020/09/23_09_2020_3716091_23_09_2020_17827258_screenshot_1.png

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka thënë se edhe shqiptarët e kanë kremtuar Bozhiqin.

Sipas saj, kjo tregon prejardhjen e krishterë të shqiptarëve.

“Do të befasohen shumë me këtë që po e them”, ka thënë ajo në Kanal 10.

“Nuk është festuar, por te shqiptarët është shënuar një festë e cila është ortodokse, është quajtur Bozhiq”.

“Është festa e Krishtlindjeve ortodokse”.

“Shënohet ende. Në familje janë zier kunguj, vezë, fara, e të tjera. Dhe është thënë shprehimisht që kjo po bëhet për Bozhiq”.