Please enter at least 3 characters.

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen në Prizren dhe Dragash

2020/01/1526295776_termet-770x434-1.jpg

Një tërmet me magnitudë 2.4 ka goditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Sipas EMSC-së, tërmeti u regjistrua në territorin e Shqipërisë,  ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Prizren dhe Dragash në Kosovë.

Dridhjet e tokës janë regjistruar rreth orës 10:49.

Ndryshe, edhe para disa javësh ka pasur dridhje të tokës në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. /Telegrafi/