Please enter at least 3 characters.

Tërhiqet shorti për Kupën e Kosovës në futboll - duele mjaft interesante

2021/11/ffk.jpg

Është hedhur shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës në futboll.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës pjesëtarët e ekipeve që janë në garë kanë tërhequr shortin për rrethin e 1/16 skuadrave më të mira.

Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Llapi do të ketë punë me Kikën, derisa derbi i vjetër do të zhvillohet mes Besës dhe Prishtinës.

Interesant pritet të jetë dueli mes Malishevës dhe Istogut, si dhe ai ndërmjet A&N dhe Gjilanit.

Drita do të ketë punë me Drenasin, derisa Ballkani përballet me Rahovecin.

Këto janë çiftet:Feronikeli – Fushë KosovaArbëria – VitiaRamiz Sadiku – VushtrriaA&N – GjilaniDrenica – VllazniaBesa – PrishtinaMalisheva – IstoguTrepça ’89 – 2 KorrikuFlamurtari – FerizajUlpiana – VëllaznimiKEK-u – TrepçaDrita – DrenasiRahoveci – BallkaniLiria – DukagjiniLlapi – KikaPrizreni – Onix

Ndeshjet zhvillohen në mesjavë, me 1 dhe 2 dhjetor me fillim nga ora 12:30. /Telegrafi/