Tentoi të vjedh në një qendër tregtare, arrestohet
23/11/2019
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare.
I dyshuari kishte depërtuar brenda në objekt duke thyer xhamin e derës së objektit dhe kishte vjedhur artikuj ushqimor të cilat i janë konfiskuar dhe prapë iu kanë kthyer pronarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


