Please enter at least 3 characters.

Tentoi ta korruptonte me 5 euro policin, arrestohet shtetasi i Serbisë në Vërmicë

2022/04/der-neue-fuenfer-ist-der-erste-der-zweiten-generation-der-euro-scheine-seit-der-einfuehrung.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë në pikën kufitare në Vërmicë.

I njëjti është arrestuar pasi që kishte tentuar t’i jepte ryshfet policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/