Please enter at least 3 characters.

Tentoi ta korruptojë policin me 5 euro, arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Vërmicë

2024/08/Screenshot_14-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentimit për ta korruptuar zyrtarin policor në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 19:05.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që i kishte ofruar 5 euro zyrtarit policor që të shpejtojë procedurën e kalimit të kufirit”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/