Tentohet të grabitet banka në Tiranë, arrestohet autori me pistoletë lodër
12/06/2026
Një person ka tentuar të grabisë një bankë në Tiranë duke përdorur një pistoletë lodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, raporton Euronews.al.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.


