Please enter at least 3 characters.

Tentohet t'i vihet zjarri një lokali në Tetovë

2017/03/Molotov.jpg

Sektori i punëve të brendshme bën të ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, një i panjohur ka thyer vitrinat e kafe ''Barcode'' në qytetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Keqbërësi ka hedhur në brendi të lokalit një shishe molotovi. Rasti është paraqitur nga një kalimtar rasti, ndërkaq në vendin e ngjarjes ka arritur një ekip i Zjarrfikësve të Tetovës.

Janë ndërmarrë masat për ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/