Tensionet në veri, Stresi: Jemi gati 20 mijë veta të sakrifikojmë jetën për Kosovën
Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj - Stresi, ka bërë një reagim në rrjete sociale për shkak të tensioneve që u krijuan së fundmi në veri.
Ai vjen me një shkrim në InstaStory, ku thekson se çdo njeri që e do Kosovën duhet të jetë në mbështetje të popullit të tyre.
Tutje, 35-vjeçari shton se është gati për të sakrifikuar jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës.
Postimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):
“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 - 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”. /Telegrafi/


