Please enter at least 3 characters.

Tensionet në Kuvend, Rama sulmon opozitën: Futën sjelljet e rrugës në politikë

2023/09/Edi-Rama-foto-Ridvan-Slivova-20-e1693673908907.jpg

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X për tensionet e krijuara në Kuvend këtë të hënë ku flakadanët çuan deri në një vatër të vogël zjarri që fatmirësisht u shua në kohë nga Garda.

Mes zhurmës dhe tymit, ndërsa votohej buxheti i vitit 2024, Rama u shpreh se opozita ka futur fjalorin dhe sjelljet e rrugës në politikë. Sipas tij deputetët demokratë janë kapur nga Berisha dhe deri sa ai t’i “lëshojë”, ata do të vazhdojnë të “shkërmoqen”.

“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur", shkruan Rama në platformën X. /Telegrafi/