Please enter at least 3 characters.

Tenderi për reagjensët është anuluar, pranohen ankesat e tri kompanive

2017/08/Ministria-e-shëndetësisë-MK-me-llogo-780x439.jpg

Ministria për Shëndetësi sot tërësisht e anuloi tenderin për blerjen e reagjensëve pasi Komisioni shtetëror i ankesave për prokurim publik pranoi të gjitha tri ankesat nga kompanitë Adrijamed, Panovski dhe Avicena, të cilët u ankuan për kushtet e publikuara në konkurs.

Ata, sipas televizionit "Telma", kanë argumentuar se specifikimi për blerjen e reagjensëve shkojnë në favor të produkteve të kompanisë farmaceutike ABOT, ofertuesi i vetëm për tenderin në vlerë prej 35 milionë euro.

Tenderi do të ndahej në disa blerje më të vogla, ndërsa jo në një paketë, thuhet në ankesën.

Vendimi për anulimin e tenderit duhet t'i njoftohet kandidatit të vetëm, kompanisë farmaceutike Abot dhe nënkontraktuesit AFR LAB.

Më 23 korrik, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se tenderi është i ndaluar, pasi vlerësimi tregoi disa parregullsi në dokumentacion.

Kompania AHR LAB e cila është mbajtëse e aktiviteteve, konfirmoi se nuk ka dhënë ofertë për tenderin me reagjensët. /Telegrafi/