Temat e 9 shkurtit: “Mbrojtja Civile”, hapja e urës së Ibrit, sistemi gjyqësor dhe kodi telefonik
31/01/2015
Në takimin e parë ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandër Vuçiqit, do të flitet për sistemin gjyqësor në veri të Kosovës dhe kodin telefonik.
Temë tjetër pritet të jetë edhe distributori i energjisë elektrike në veri të Kosovës, shuarja e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” dhe hapja e urës mbi lumin Ibër.
Këtë për RTK-në e ka konfirmuar vet Mustafa.
Quke folur për marrëveshjen për energji, kryeministri tha se nuk do të lejojnë asnjë distributor tjetër përveç KEDS-it.
Mustafa tha se shuarja e “Mbrojtjes Civile” në veri dhe hapja e urës së Ibrit janë temat që i kanë hapur para ndërkombëtarëve dhe se për to do të diskutohet në Bruksel.


