Please enter at least 3 characters.

''Televizioni Allfa ka nxitur diskriminim ndaj romëve në Maqedoni''

2017/05/Allfa-TV.jpg

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele ka shpallur një raport për ndjekjen e punës së Televizioneve në Maqedoni ku ka shënuar për shkeljen e Televizionit Allfa që ju është bërë të drejtave të romëve në vend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për kronikën ''Romët maltretojnë qytetarët thuajse në çdo udhëkryq. A ka strategji për përballje me këtë problem?'' i emetuar në lajmet e orës 17:30 dhe në ora 23:00, më 15 maj të këtij viti, njofton Makfax.

Drejtori i ASHMAA ka drejtuar letër informimi deri tek kjo shtëpi mediatike me njoftimin se do të merren hapat e duhur për të dënuar këtë sjellje. /Telegrafi/