Please enter at least 3 characters.

Tefik Bajrami mposht turkun Cetinkaya, mbron titullin e botës në WBU

2018/03/bajrami-2-e1520793270932.png

Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami ka mbrojtur titullin e botës për versionin WBU pasi turku Ozcan Cetinkaya e ka dorëzuar meçin në raundin e pestë.

Tefik Bajrami i njohur ndryshe me nofkën uragani shqiptar, kampion bote në boksin profesionist për versionin WBU në kategorinë Cruiser (86 - 90.7) kg ka mbrojtur dje (e shtunë) titullin e botës në WBU.

Bajrami ka fituar në përballjen ndaj turkut Ozcan Cetinkaya, në meçin e zhvilluar në Luzern të Zvicrës.

Deri te fitorja, Bajrami, erdhi pasi turku Cetinkaya e dorëzoi ndeshjen në raundin e pestë.

Ne raundin e katërt turku u rrëzua dy herë nga Bajrami dhe gjyqtari ia numëroi dy herë numrat, por ai qëndroi.

Megjithatë, fatale ishte një goditje e uraganit shqiptar në abdomen në fund të raundit të katërt.

Kjo goditje bëri që boksieri turk të mos mund ta vazhdoj ndeshjen në raundin e pestë dhe kështu e dorëzoi ndeshjen.

Ndryshe, Bajrami e mbron për herë të parë këtë titull të botës së versionit WBU. /Telegrafi/