Tebas: Presidenti i Real Madridit nuk ka asnjë ide për rastin Negreira
Javier Tebas u shfaq në podkastin e Marc Vidal , Mission 2050, për të diskutuar të gjitha çështjet që ndikojnë në La Liga: luftën kundër mashtrimit audiovizual, të drejtat televizive, çmimin e futbollit, rastin Negreira, Superligën, marrëdhënien e tij me Real Madridin e shumë gjëra tjera.
Ditëve të fundit është ri-aktualizuar ‘lufta’ mes Real Madridit dhe drejtuesve të La Ligës shkaku i gjyqtarëve, të cilët klubi mbretëror i akuzon.
Një temë tjetër ku palët ‘luftojnë’ mes vete është “Rasti Negreira”, ku është e përfshirë Barcelona dhe Real Madridi kërkon që ata të dënohen.
Për këtë rast dhe akuzat e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, është pyetur së fundmi Tebas, i cili ka thënë se i pari i Los Blancos nuk di asgjë rreth kësaj çështje.
“Presidenti i Real Madridit është plotësisht i painformuar për të gjithë këtë situatë. Ai tha se për shkak se Laporta u mor në pyetje dhe La Liga bëri një pyetje gjatë radhës së tyre. Por sigurisht, ata prej nesh që janë avokatë të specializuar në marrjen në pyetje penale e dinë që gjyqtari bën pyetje i pari, pastaj prokurori publik, pastaj pala e parë që paraqitet, pastaj tjetra dhe pastaj tjetra”, ka thënë fillimisht Tebas.
“Ne ishim pala e tretë që u paraqit, prokurori bëri 19 pyetje. Ai tashmë kishte mjaft për të thënë. Pastaj një arbitër bëri dy pyetje dhe ne bëmë një. Nuk kishin mbetur më pyetje dhe personi i fundit që bëri ishte avokati i Real Madridit”.
“Pse ishte ai i fundit që bëri pyetje? Sepse ai ishte i fundit që u paraqit, gjë që i mori dy muaj. Sepse në atë kohë Barcelona ishte një aleat për shkak të Superligës dhe kishte dyshime për t'u paraqitur. Tani që ata janë larguar nga Superliga, ata po sillen si kampionë”.
“Por për më tepër, dymbëdhjetë pyetjet që ai bëri ishin përgjigjur tashmë nga Luis Enrique dhe Valverde në pyetjet e mëparshme. Është e gjitha një farsë, një gabim”, përfundoi i pari i La Ligës. /Telegrafi/


