Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, plagoset një person

2021/06/201915491_499481354710789_2330142670483422217_n-1000x466-1.jpg

(E plotësuar)Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ka pasur sonte në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00.

"Rreth orës 21:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri në Klinë, ku një person ka mbetur i plagosur. Personi i dyshimtë është arrestuar kurse viktima është dërguar për trajtim mjekësor", deklaroi Rugova.

Tutje, ai shtoi se rasti është duke u hetuar.

- - - -

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në qendër të Klinës, ku një

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin...