Please enter at least 3 characters.

Të shtëna armësh në kufirin Serbi-Hungari, vriten tre emigrantë dhe një tjetër plagoset

2023/10/1-390.jpg
182:"Beograd 25.07.2023. Pucnjava na Voždovcu. Voždovac, policija, uviđaj, uvidjaj, pucnjava, pokrivalica, ilustracija, policijski auto, automobil, rotacija Foto: Vesna Lalić/Nova.rs

Tre emigrantë kanë humbur jetën herët në mëngjes në një përleshje që filloi mes tyre në objektet e braktisura të ish-pronës bujqësore “Baçka” në afërsi të vendbanimit Horgosh, pra në zonën kufitare Serbi-Hungari, kanë konfirmuar nga policia serbe në Kikindë.

Edhe një emigrant tjetër është plagosur dhe atij aktualisht po i jepet ndihma e parë, transmeton Telegrafi.

Të shtënat ndodhën në vendbanimin Horgosh, ku banorët e fshatit të brengosur nga orët e para të mëngjesit kanë filluar të raportojnë nëpër rrjetet sociale për të shtëna armësh që po dëgjohen përgjatë kufirit Serbi-Hungari.

Forca të shumta të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar sesi kishin ndodhur vrasjet.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtyre vrasjeve ndërsa policia e Serbisë ka premtuar se do të mbajë një konferencë për shtyp ku do të zbulojë detaje nga gjetjet në terren. /Telegrafi/