Please enter at least 3 characters.

Të pranishëm në seancën solemne të Kuvendit edhe familjarët e ish-komandantëve të UÇK-së

2024/03/429806525_1060521278344590_1629092489632051211_n-1-1.jpg

Kuvendi i Kosovës këtë të martë po mban seancë solemne me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca nisi me intonimin e himeve shtetërore e kombëtare dhe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e luftës.

I pranishëm është edhe Rifat Jashari, Bekim Jashari dhe disa anëtarë të tjerë të familjes heroike Jashari nga Prekazi i Skenderajt.

Po ashtu, në seancën solemne të Kuvendit prezent u pa edhe djali i ish-komandantit Agim Ramadani dhe Ramiz Lladrovci, vëllai i dëshmorit Fehmi Lladrovci. /Telegrafi/