Please enter at least 3 characters.

Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet kërkesa e opozitës për seancë të jashtëzakonshme

2017/05/Kryesia-e-kuvendit-foto-ridvan-slivova-01-e1493802445223.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas dorëzimit të kërkesës nga opozita  për seancë të jashtëzakonshme lidhur me dialogun Kosovë-Serbi,  kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të hënën.

Kështu është e bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

"Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës:  Debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë", thuhet në njoftim.

Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 08:00. /Telegrafi/