Të gjithë burra dhe të gjithë mbi 60 vjeç: Njihuni me shtatë drejtuesit e rinj të Kinës (Foto)
Partia Komuniste e Kinës njoftoi publikisht Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, një grup i fuqishëm prej shtatë drejtuesish, të cilët do të jenë në krye të ekonomisë së dytë më të madhe në botë gjatë pesë viteve të ardhshme.
Pesë nga shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm janë të rinj në skenën politike, ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping dhe kryeministri, Li Keqiang i përkasin rrethit politik më me influencë në vend.
Përveç rizgjedhjes si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping-u gjithashtu ka ruajtur postin e kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak.
Duke pranuar mandatet e reja në këto poste edhe për pesë vjetët e ardhshëm, lideri 64-vjeçar u shpreh se ndihet i inkurajuar nga mbështetja e Partisë: “Unë u rizgjodha Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së. Unë e shoh këtë jo vetëm si miratim të punës sime, por edhe si një nxitje”.
Më poshtë vijon lista e drejtuesve më të fuqishëm në Kinë (sipas pushtetit që kanë në parti) të cilët do të sundojnë 1.4 miliardë njerëz për pesë vitet e ardhshme, përcjell Tirana Observer.
Detaji më interesant shkruan CNN është se të gjithë janë burra dhe të gjithë janë mbi moshën 60-vjeçare.
Xi Jinping, 64 vjeç, ka konfirmuar mandatin e tij të dytë si lideri i Partisë Komuniste dhe presidenti i vendit.
Gjatë pesë viteve të para në detyrë, ai arriti të rriste nivelin e pushtetit dhe të vlerësimit në atë të liderit themelues të Kinës Komuniste, Mao Ce Dunit.
Ambicia më e madhe e Xi-së është të ndërtojë Kinën si një superfuqi globale, megjithëse ai është kritikuar për moszbatimin e reformave të nevojshme ekonomike dhe masat e ashpra ndaj lirive civile.
Gjatë mandatit të tij të parë, aleati i ish-presidentit, Hu Jintao humbi disa nga kompetencat e tij , të cilat i kaluan Xi-së duke e vendosur atë në krye të komiteteve ekonomike të nivelit të lartë.
Ish-shefi i stafit të Xi-së, Li mund të kryesojë parlamentin e vendit, Kongresin Popullor Kombëtar.
Ai është i vetmi anëtar i ri i Komitetit të përhershëm të Byrosë Politike, i cili nuk është pjesë e të afërmve të Xi-së.
Të dy, Wang dhe Li Keqiang i përkasin fraksionit të Partisë së Lidhjes Rinore Komuniste.
Ai ka shërbyer si këshilltar i tre presidentëve dhe ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Xi-në.
Ai besohet të jetë përgjegjës për propagandën, ideologjinë dhe organizimin e partisë.
Gjithashtu, ai ka punuar si sekretar i Partisë së Shaanxi, vendi i origjinës së XI-së.
Ai është pjesë e klikës së Shangait dhe ka premtuar se do të jetë besnik ndaj Xi-së.


