Please enter at least 3 characters.

Të gjitha klubet e Serie A duan që kampionati të zhvillohet deri në fund, propozohet data e rifillimit

2020/03/GettyImages-1031131962.jpg
293:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - SEPTEMBER 02: A billboard with the soccer series league logo is displayed prior the serie A match between US Sassuolo and Genoa CFC at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on September 2, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubet e Serie A janë të njëmendimi, duan të përfundojnë këtë sezon të Serie A siç ishte planifikuar me të gjitha ndeshjet.

Në një mbledhje që e ka organizuar me një video-konferencë Liga Italiane e Futbollit, të gjitha klubet e Serie A kanë votuar unanimisht që të bëhen të gjitha përpjekjet që ky kampionat të përfundojë.

Me një komunikatë drejtuar Ligës Italiane të Futbollit klubet e Serie A kanë shprehur se cili është qëndrimi i tyre.

Pamje nga një ndeshje e Serie A. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mësohet se klubet janë vendosur si datë 9 majin që të kthehet kampionati, duke e vazhduar deri në mes të korrikut.

Në rastin e lojtarëve të huazuar dhe atyre që do të jenë të lirë më 30 qershor, kontratat do të zgjaten deri në përfundim të sezonit 2019-20.

Sidoqoftë, kjo nuk është definitive dhe mund të ndryshojë, pasi klubet do të mblidhen përsëri brenda disa ditësh.

Pamje nga një ndeshje e Serie A (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Rreth idesë tashme topi kalon te UEFA që duhet të marrë një vendim se çfarëdo të ndodhë me Euro 2020.

Nde UEFA dëshiron që kampionatet elitare të përfundojnë si duhet, Euro 2020 do të duhet të shtyhet dhe të mos zhvillohet gjatë kësaj vere. /Telegrafi/