Please enter at least 3 characters.

Të dielën mot me diell, mëngjeset e ftohta

2021/06/Moti-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell.

IHK njofton se mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, ndërsa në ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/