Please enter at least 3 characters.

Taulant Kelmendi tubim me gra dhe vajza në Pejë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Pejës, Taulant Kelmendi, zhvilloi mbrëmë një tubim me gra dhe vajza të qytetit.

Në këtë takim u theksua roli i tyre në zhvillimin e Pejës dhe rëndësia e përfaqësimit dinjitoz në politikë e shoqëri.

Kelmendi u shpreh se forca, guximi dhe përkushtimi i grave e vajzave janë shtylla e kapitullit të ri që pret qytetin.