Please enter at least 3 characters.

Tarifat e reja nga SHBA, Lladrovci: Trump nëpërmjet normave doganore, tregoi se kë ka mik e kë më pak

2024/08/640-0-ramiz-lladrovci-1665607045.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, të cilat do të hyjnë në fuqi që nga mesnata e sotme.

E një reagim rreth kësaj ka bërë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, transmeton Telegrafi.

Në reagimin e tij, ai ka shkruar se "Presidenti Trump nëpërmjet normave doganore, tregoi se kë ka mik e kë më pak mik".

"Pak javë u deshtën pas fillimit të punës së administratës së Presidentit Trump që të demantohen zërat e zi të disa mashtruesve vendorë sikur administrata e tij është pro serbe. Ky demant doli në shesh kur u publikua lista e shteteve që do të paguajnë doganë më të lartë për eksport në Amerikë. Kosova, sipas kësaj liste, ka normë doganore 10%, bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa Serbia, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina, kanë nga 33 deri në 38% normën e doganës", ka shkruar ai.

Lladrovci thotë se "Kjo tregon se Trump nuk është proserb e sipas të gjitha gjasave nuk bëhet e as nuk ka nevojë të bëhet".

Tutje, ai ka shkruar se "“Amerika e para”, po zbatohet në kohën kur Trump deklaron se ShBA-ja duhet të mbrojë interesat e saj ekonomike dhe të mos ndjekë më politika ekonomike në dëm të popullit të saj. Kosova në këtë kohë as po ka mundësi ta mendojë këtë politikë ekonomike (Gjatë vitit 2024 Kosova eksportoi 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6. 38 miliardë euro)". /Telegrafi/