Please enter at least 3 characters.

Tares nuk i mjafton vetëm Muriqi, gati transferimin e një tjetër shqiptari te Lazio

2020/09/GettyImages-1190101305.jpg
295:"RIYADH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 22: Igli Tare sporting director of SS Lazio celebrates the winning of Supercup after the Italian Supercup Final match between Juventus and SS Lazio at King Saud University Stadium on December 22, 2019 in Riyadh, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Igli Tare dëshiron një tjetër shqiptar te Lazio dhe tanimë ka nisur bisedimet për ta bërë realitet këtë gjë.

Drejtori sportiv i klubit italian ka kompletuar afrimin e Vedat Muriqit, por nuk mjaftohet vetëm me këtë.

Vlonjate ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e mbrojtësit Shkodran Mustafi në Olimpico.

Mustafi duket se do të largohet këtë verë nga Arsenali, teksa i pëlqen ideja për të kaluar te Lazio ku do të mund të luante në grupet e Ligës së Kampionëve.

Arsenali e vlerëson yllin shqiptar rreth 15 milionë euro, por sipas medieve italiane ky transferim mund të zyrtarizohet për një shifër më të ulët.

Tare ka biseduar me Mustafin duke i thënë se e konsiderojnë të rëndësishëm, por shqiptari duhet të ulë pak pagën e tij.

Aktualisht mbrojtësi qendror me pasaportë gjermane fiton pagë të majme prej 4,5 milionë euro në vit te Arsenali, shumë që është e lartë për Lazion.

Në rast se ish-anëtari i Valencias dhe Sampdorias zbret në tre milionë euro, atëherë Lazio ka gati kontratën prej katër viteve për të.

(Foto: S.S. Lazio/Twitter/Facebook)

Nëse realizohet ky transferim, atëherë Mustafi do të bëhej futbollisti i tretë shqiptar që do të jetë te Lazio, pasi aty do të bashkohej me Thomas Strakoshën dhe Vedat Muriqin. /Telegrafi/