Please enter at least 3 characters.

Tare mohon se ka biseduar me Realin e Barçën për Luis Alberton e Milinkovic-Savic

2018/04/Igli-Tare.jpg
237:"FLORENCE, ITALY - APRIL 18: Igli Tare and Stefano Peruzzi of SS Lazio during the serie A match between ACF Fiorentina and SS Lazio at Stadio Artemio Franchi on April 18, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, insiston se ka pranuar oferta nga Barcelona dhe Real Madridi për Luis Alberton dhe Sergej Milinkovic-Savic.

Nga raportimet thuhet se për spanjollin ka shfaqur interesim Barcelona, ndërsa për Savic Juventusi, por shqiptari thotë se fokusi i vetëm i klubit nga kryeqyteti italian është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

"Përfundimi i kontratës në qershor? Ne jemi një hap larg nga një arritje e rëndësishme dhe do ketë kohë për të folur rreth gjërave tjera", ka thënë Tare për Premium Sport.

"Barça për Luis Alberton? Sinqerisht nuk kam ndonjë kontakt me Barcelonën".

"130 milionë për Milinkovic dhe Immobilen? Nuk kam bërë ndonjë bisedë me Real Madridin për Sergej".

"Nuk i lexoj gazetat dhe as nuk dëgjoj radion pasi po mendojnë vetëm për ato që ndodhin në fushë".

"Përforcime nëse kualifikoheni në LK? Do të bëjmë çdo gjë për t'u përmirësuar", ka shtuar Tare. /Telegrafi/