Tallja e tifozëve të Unitedit me Januzajn
13/09/2016
Tifozët e Manchester Unitedit e kanë kritikuar Adnan Januzajn për paraqitjen jo të mirë të hënën mbrëma ndaj Evertonit.
Mesfushori shqiptar u huazua në Sunderland nga Djajtë e Kuq muajin e kaluar, por në humbjen 3-0 nga Evertoni, ai dëshpëroi me paraqitjen, transmeton Gazeta Olle.
Tifozët e Unitedit e kanë turpëruar me komente të ndryshme, duke kërkuar nga ai që të mos kthehet më në Old Trafford, shkruan givemesport.com.
Madje, një tifoz duke kujtuar kohën kur Januzajn e kërkonin shumë përfaqësuese, në vend të Kosovës ia ka preferuar të zgjedhë San Marinon.
Më poshtë mund t'i lexoni disa prej komenteve në rrjetet sociale:
https://twitter.com/DonClyt/status/775437929099452416
https://twitter.com/_unearthlychild/status/775436918532243463


